Policia sekuestron dy makina që u përdorën për ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Markut

Policia sekuestron dy makina që u përdorën…

Pas arrestimit të Eduart Lamajt i cili dyshohet si autori kryesor i vrasjes se dy biznesmeneve në Lac policia ka sekuestruar 2 automjete një Land Rover dhe një golf5, automjeti Land Rover ishte i parkuar ne spitalin privat ku mjekohej 30 vjecari

Ky automjet rezulton e marre me qira në Lezhë. Ndërsa automjeti Golf5 është gjetur në zonën e Don Boskos, sekuestrimi i këtyre automjeteve u bë pas verifikimeve të policisë pas ndalimit të Eduart Lamajt.

Makina Golf5 është përdorur nga Lamaj  në ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Marku (Gjergjit).

Gjithashtu po punohet për identifikimin e autorësisë së makinës, si dhe gjetjen e armëve të përdorura në atentat.

Eduart Lamaj, i cili është árrestuar si autor i dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve në 30 Maj në Laç, mësohet se ka deklaruar se një prej víktimave i kishte para borxh, dhe ai i kishte shkuar me qëllim për ti shkátërruar hotelin dhe jo për ta vrárë. Por sipas Policisë dhe prokurorisë ky version i Lamës nuk qendron.

Lama u vu në pránga teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë që mendohet të jetë e një të afërmi të tij, Besim Lama, për shkak se mbeti i plágosur në këmbë në ditën kur ndodhi átentati ndaj biznesmenëve. Bashkë me të u vunë në pránga dhe mjekët që e kanë ndihmuar, të cilat burime për Faxweb.al bëjmë me dije se janë Besim Lama dhe Viktor Marku.

Burime bëjnë me dije se Besim Lama punon edhe tek spitali Ushtarak ndërsa para disa vitesh i është bërë një atentat për shkak të një konflikti si dhe është kërc.ënuar disa herë për shkak të detyrës.

Ndërkohë Eduart Lamaj, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, është zbuluar pasi efektivët kanë mbajtur nën vëzhgim dhe kanë monitoruar lëvizjet e familjarëve të 30-vjeçarit, veprime të cilat janë koordinuar nga Departamenti i Policisë Kriminale.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit