Policia shoqëron 5 protestues përpara Parlamentit

Policia shoqëron 5 protestues përpara Parlamentit

Policia ka shoqëruar të paktën pesë protestues që ndodheshin përpara ambienteve të Parlamentit, pasi ata janë futur brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga autoritetet. Mes të shoqëruarve është edhe aktivisti Gent Progni, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për t’i larguar nga zona e kufizuar.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë arritur të futen brenda perimetrit duke kaluar përmes zonës së pedonales, pasi hyrja në lokalet dhe kafenetë e kësaj zone nuk ishte e kufizuar. Policia vijon të mbajë nën kontroll situatën, ndërsa masat e sigurisë përreth Parlamentit mbeten të përforcuara.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F4619313684960093%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit