Tensione dhe përplasje janë regjistruar gjatë protestës pranë Parlamentit, ku në pamjet e publikuara shihen efektivë policie dhe persona civilë duke shoqëruar me forcë disa qytetarë. Në video dallohen momente tensioni, teksa protestuesit përplasen me personat që po i largojnë nga zona e protestës.
Në një prej momenteve të filmuara, një efektiv policie shihet duke goditur me shkelma një person, i cili është futur në një automjet. Ndërsa në një tjetër moment, një qytetar rrethohet nga disa efektivë policie, ndërsa një person civil e shtyn me forcë në drejtim të makinës së policisë.
Përplasjet janë shënuar në kuadër të protestës kundër Reformës Administrativo-Territoriale, e cila është shoqëruar me tensione të vazhdueshme jashtë Parlamentit. Situata është monitoruar nga forca të shumta policie, ndërsa protesta ka vijuar paralelisht me zhvillimin e seancës plenare në Kuvend.
<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/CaTw_czcbd4″ title=”Momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>