
Dy motrat Antonela Berisha dhe Marinela Berisha janë në kërkim nga Policia për veprën penale ‘plagosje e rëndë me dashje’ kryer në bashkëpunim.
Të dy motrat sipas policisë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren Klea Prenga në ambientet e një lokali në Tiranë. Vetë vajza e dhunuar një ditë më parë ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale duke ndarë detaje rreth asaj që ndodhi.
Sipas Kleas, sulmi ndaj saj ka ndodhur rreth orës 21:30 në ambientet e lokalit, ku një person e ka goditur me një mjet të fortë. Për pasojë e reja ka marrë lëndime serioze në fytyrë mes tyre disa çarje të thella.
Vajza e re ka ndarë edhe një sms kërcënuese që ka marrë pas sulmit, i cili mendohet të ketë ndodhur për shkaqe personale.
Shiko postin këtu!
Shiko postin këtu!