Një qytetar nga Vora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tij, lidhet me mënyrën se si vendosen gjobat për automjetet.
Qytetari pretendon se është gjobitur, ndërsa një tjetër automjet që ndodhej pranë tij nuk është ndëshkuar. Sipas tij, arsyeja është se automjeti tjetër ka në xham një mjet identifikimi që e paraqet si mjet policie.
Denoncuesi ngre pikëpyetje nëse ky identifikim është arsyeja përse automjeti nuk gjobitet, ndërsa drejtuesit e tjerë ndëshkohen për të njëjtën situatë.
“Jam një qytetar i Vorës dhe doja t’ju çoja një video se çfarë bëjnë në Vorë me gjobat e makinave”, shkruan ai, duke kërkuar që rasti të bëhet publik.
Qytetari kërkon një sqarim: a zbatohen rregullat njësoj për të gjithë, apo mjafton një shenjë identifikuese në xham për të shmangur gjobën?