Lajmi i Fundit/ Policia shtrin në toke trafikantët e marijuanës në Durres (VIDEO)

Lajmi i Fundit/ Policia shtrin në toke…

Publikohet videoja e operacionit të zhvilluar sot në në Durrës ku u arrestuan në flagrancë 5 shtetas.

Në videon e policisë duket momenti kur ndalohen disa prej trafikantëve. Policia i neutralizon duke i shtrirë në tokë në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”.

Kujtojmë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine (180 gr), ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.

Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike.

Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit