Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së kësaj të hëne në Tiranë, ku forcat e Policisë nuk i kanë lejuar qytetarët të qëndrojnë në mes të bulevardit përpara Kryeministrisë.
Sipas raportimeve, efektivët u kanë kërkuar protestuesve të zhvendosen në trotuar, duke i paralajmëruar se bllokimi i rrugës do të shoqërohej me masa administrative.
Situata është tensionuar kur forcat Shqiponja dhe efektivë të tjerë kanë ndërhyrë duke i shtyrë protestuesit drejt trotuarit, pranë godinës së Kuvendit.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, qytetarët kanë vijuar tubimin, ndërsa situata ka shkaktuar përplasje dhe debate mes tyre dhe uniformave blu.
Ngjarja rikthen në vëmendje shqetësimet mbi respektimin e së drejtës kushtetuese për tubim dhe protestë, e cila duhet të garantohet edhe në rastet kur autoritetet marrin masa për menaxhimin e qarkullimit dhe rendit publik.
<iframe width=”1030″ height=”579″ src=”https://www.youtube.com/embed/KR7tA4q10_A” title=”Policia shtyn me forcë qytetarët, nuk i lejon të protestojnë në Bulevard” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>