“Policia tenton ta zbehë ngjarjen”, habit deklarata e avokatit të 28 vjeçares që u dhunua barbarisht

“Policia tenton ta zbehë ngjarjen”, habit deklarata…

Avokati i 28 vjeçares së dhunuar nga bashkëshorti i saj, Enea Cenko ka deklaruar se të resë nuk i nuk i është bërë ende ekspertiza mjeko-ligjore.

Ai shprehet se urdhri për këtë ekspertizë është bërë, por nuk zbatohet pasi policia po tenton ta sfumojë ngjarjen.

Autoritet, ministria, drejtësia, institucionet e mjekësisë ligjore duhet të dërgojë menjëherë gruptin e ekspertëve, mjekët që janë të gatshëm për të parë nga afër sepse ende nuk është kryer ekspertiza.

Me informacionet që kam unë nuk është bërë ende analiza a ka konsumuar lëndë narkotike apo jo sepse është një vepër penale akoma më e rëndë. Është dhënë një urdhër për ekspertimin e mjekësisë ligjore por ende nuk ështëz batuar”, u shpreh Cenko.

Shumë gra në vendin tonë dhunohen nga bashëjetuesit dhe gjithashtu të shumta kanë qenë edhe rastet ku ato kanë humbur jetën prej tyre.

Por këto gra e kanë të vëshirë të denoncojnë në autoritet përkatëse sepse ndihen të kërcënuara pasi shumë dhunues ju kanë marre jetën.

Pra në vendin tonë edhe kur ngrihet zëri nga këto femra të dhunuara përsëri shteti dhe policia hesht, dhe në vend që ta mbrojë, ta bëjë të ndihet e sigurt për të gjithë këto makthe që ato kalojnë , policia bëhet njësh me krimin.

Vrasin akoma më shumë, heshtin dhe fshhehin krimet duke bërë që rastet e dhunimit të rriten dhe shpresa për ato femra të cilat dhunohen të shuhen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit