Policia tërhiqet dhe rri në hije në Baldushk, avokati i banorëve: Ka devijim nga gjurma e projektit që është miratuar me VKM, firma dhe Bashkia kanë tejkaluar kompetencat

Policia tërhiqet dhe rri në hije në…

Banorët e Baldushkut së bashku me avokatin mbrojtës të tyre Leonard Cullhaj, kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku shprehen se aksioni i firmës së ndërtimit, të cilës i erdhi në ndihmë edhe policia është i paligjshëm.

Banorët kërkojnë që të shohin hartën e projektit  për ndërtimin në fshatin e tyre, që zyrtarisht sipas Bashkisë së Tiranës do të bëhen për të strehuar banorët e prekur nga tërmeri i Nëntorit të 2019-tës.

Banorët nuk kundërshtojnë ndërtimin e banesave për personat e prekur nga tërmeti, por punimet që kundërshtohen prej banorëve janë ato që tejkalojnë gjurmën e përcaktuar në VKM e firmosur nga ana e kryeministrit. Siç e shihni dhe vetë dëmi që është bërë është kolosal. Bashkia dhe policia janë në tejkalim të kompetencave, firma e ndërtimit nuk iu ka paraqitur banorëve asnjëlloj dokumentacioni, dhe asnjëlloj autorizimi për fillimin e punimeve. Këto janë vendime arbitrarem banorët duhen sqaruar, pasi kanë një jetë që investojnë për shtëpitë e tyre. Ne i kemi kërkuar firmës dokumentacionin, ndërsa përgjigja që kemi marrë është se juristi i tyre është me pushime. Në lidhje me vendin ku po kryhen punimet, banorët e kanë të tyren pasi e kanë të trashëguar. Ka vendim për kompesim financiar, dhe banorët i kanë kërkuar kompesim fizik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit