Policia tha se gjeti motorin e vrasësit të Nikulajt, por fotot tregojnë që nuk është i njëjti

Policia tha se gjeti motorin e vrasësit…

Ndërsa autori i vrasjes së Ardian Nikulajt lëviz ende i lirë, rrjeti po zien për të dhënat dhe informacionet që jep policia. Kujtojmë se ditën e djeshme Policia e Shtetit njoftoi se ka gjetur motori e vrasësit të Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva. Sipas njoftimit të policisë, motori u gjet pranë banesës së porositësit të kësaj vrasjeje, Edmond Haxhia.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në fakt fotot e publikuara të motorrit të gjetur në Lezhë nuk ngjasojnë me motorin me të cilën lëvizte autori. Detaje të cilat janë evidentuar edhe nga qytetarët në rrjet tregojnë ndryshimet e mëdha që ka mes dy mjeteve.

Motori i autorit:

Motori i gjetur në Lezhë:

Sikur duket në dy foto me sipër motori që është fotografuar nga kamerat e sigurisë, me të cilin autori u largua nga vendngjarja, ka goma më të holla, është me palafrage, amortizatorët i ka me tub dhe marmita është e ngritur.

Ndërsa motori që u gjet në Lezhë, i ka gomat më të trasha, nuk ka palafrage, amortizatorët janë me sustë dhe marmitën e ka të drejtë. Gjithashtu edhe targat e motorëve nuk janë të njëjta.

Këto detaje na bëjnë të besojmë se motori i gjetur në Lezhë nuk është i vrasësit të Nikulajt dhe me sa duket policia duhet të bëjë kontrolle dhe verifikime më te hollësishme. Pasi gabime të tilla mund të çojnë prapa hekurave persona të pafajshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit