Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur përpara Kuvendit, duke përdorur sprej, gaz lotsjellës dhe ujë me presion, pas përshkallëzimit të tensioneve në zonë.
Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit janë tërhequr nga hyrjet e Parlamentit, duke i hapur rrugë lëvizjes së automjeteve zyrtare që ndodheshin të bllokuara brenda perimetrit të sigurisë.
Menjëherë pas krijimit të korridorit të sigurisë, automjetet kanë dalë me shpejtësi nga ambientet e Kuvendit, ndërsa forca të shumta policie kanë vijuar të qëndrojnë në terren për të mbajtur situatën nën kontroll.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1698466741320254%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>