Policja: Çuçi më çoi SMS për 8 Mars! M’u mbushën sytë me lot

Policja: Çuçi më çoi SMS për 8…

Mjaftoi një mesazh automatik për të gjitha vajzat dhe gratë që punojnë në polici nga Bledi çuçi, që një nga efektivet të mbushte sytë me lot. Jo pa shumë ndryshim nga ish koha e diktaturës ku shqiptarët shpërthenin në lot po t’i përkëdhelte kokën Enver Hoxha, apo njësoj si gratë koreane që shkulin flokët kur kanë përballë Kim Jong Un, i tillë duket se është dhe ky rast me ministrin e brendshëm.

Anxhelina Bregu, punonjëse e Policisë Rrugore, merr një pagë afro 60 mijë lekë të reja në muaj. Një pagë ndoshta më e ulta në Rajon, se në Europë as që krahasohen, dhe për kaq fare pak, ajo emocionohet thellësisht nga eprori i saj i lartë.

Mesazhi na ka ardhur në numrin tonë të punës. Ai shkroi: Në ditën ndërkombëtare të gruas, dua të të falënderoj dhe të të shpreh respektin për punën që po bën në Policinë e Shtetit, e çmoj shumë sakrificën dhe përkushtimin e përditshëm, një kontribut i vyer për vendin dhe të ardhmen tonë. Qofsh e lumtur sot dhe shumë vite të tjera! Gëzuar 8 Marsin! Sinqerisht, Bledi Çuçi,” – thotë efektivja teksa ruan ende emocionet e falura nga ministri.

Duket se propaganda mediatike ka arritur në nivele të tillasa që në ditën ndërkombëtare të gruas, heroi është ministri. Madje hijëshija e grave për të kërkuar më shumë dinjitet në punën e tyre bie sapo në media shfaqen fjalimie alla komuniste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit