Një nga thesaret më të rëndësishme të kulturës shqiptare do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të kinemasë botërore. Iso-polifonia shqiptare dhe tingujt e fyellit të dyfishtë janë përfshirë në kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan, duke sjellë për herë të parë një element të fuqishëm të traditës muzikore shqiptare në një produksion të përmasave ndërkombëtare.
Lajmi është bërë i ditur nga kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, i cili ka treguar se ka udhëtuar në jug të Shqipërisë për të regjistruar tinguj autentikë të muzikës tradicionale. Në një intervistë për New York Magazine, Göransson tha se kaloi një javë duke punuar me iso-polifoninë shqiptare, një traditë e njohur nga UNESCO si Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, si dhe regjistroi tingujt e fyellit të dyfishtë, një instrument tradicional i përdorur prej shekujsh në zonat jugore të vendit.
“The Odyssey”, i bazuar në poemën epike të Homerit, është një nga projektet më ambicioze të Christopher Nolan dhe pritet të ketë një ndikim të madh në kinemanë botërore. Përfshirja e elementeve të muzikës shqiptare në kolonën zanore të filmit përbën një moment të veçantë për kulturën kombëtare, duke i dhënë iso-polifonisë shqiptare një skenë globale dhe duke e prezantuar këtë trashëgimi unike për miliona shikues në mbarë botën.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F3267869853400801%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>