“Politika i përdor gratë si numra, asnjëra nuk ka guxim t’i dalë kundra kryetarit të partisë”

“Politika i përdor gratë si numra, asnjëra…

Nga 61 bashki që do të jenë pjesë në procesin zgjedhor, vetëm 18 gra do të jenë në listat e votuesëve. Numri i ulët i grave në qeverisjen vendore shihet nga ekspertët e politikës si një nënshtrim që u bëhet atyre. Gratë në politikë përdoren vetëm si numra kuotash dhe përfaqësimi i tyre nuk ka një rol të rendësishëm dhe me peshë në politikë-bërje.

Unë kam bindjen se politika vazhdon me të njejtën sëmundje, i përdor gratë si përfaqësi, kuoton se ku të listohen dhe të satat të listohen, sa herë që ndërkombëtarët tërheqin vëmendjen dhe duhet raportim për ndërkombëtarët. E dyta faji në këtë mes është i forumeve politike të grave në të gjitha partitë. Në këtë fushatë, apo përpara kur përpilohen listat për kandidate për pushtetin lokal duhet që të parët që diskutojnë, komunikojnë publikisht duhet të jenë forumet e grave”- thotë pedagogia Majlinda Keta.

Sikur të mos mjaftonte pjesëmarrja e ulët, gratë në politikë nuk kanë as guximin të kundërshtojnë, debatojnë kundër rrymës apo të shprehen lirshëm. Ato duket se janë nën hijen e kryetarit të partisë, i cili komandon vijën politike që duhet të ndjeki gjithësecila.

Në fakt të gjitha forumet e grave ishin memece. Elementi i tretë është i vetë zonjave që pranojnë ose nuk pranojnë për të kandiduar. Më vjen keq që partitë politike nuk kanë dallim mes tyre. Ka një “korruptim” të një liste grash dhe vajzash që janë ne xhepin dhe vëmendjen e kryetarëve të partisë dhe këto i sheh në nivele të ekzekutivit, të organizimit të lartë vendimmarrës në partitë politikë dhe këto i ke të kandiduara në listën e pushtetit vendor” – thotë ndër të tjera pedagogia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit