Politika përçan kushërinjt/ Njëri me PS e tjetri me PL, “luftë” brenda familjes për bashkinë e Libohovës

Politika përçan kushërinjt/ Njëri me PS e…

Që politika i ka përçarë shqiptarët ndër vite, ky nuk është as lajm dhe as ndonjë e pathënë më parë. Që politika ka ndarë edhe vllezërrit apo familjet për bindjet e ndryshme, ky është një fenomen mjaft shqetësues. Njerëz që nuk bëhen dot bashkë kundër një force politike e që nuk kanë besim të njëri-tjetri. Gjithësecili pranon të jetë nën thundrën e partisë, pa guxuar të jetë kundërshtues ndaj politikës.

E tillë është edhe situata në Libohovë, ku kandidatë për kryebashkiakë janë dy kushërinj. Nuk e kanë gjetur gjuhen e përbashkut dhe lidhja e gjakut ka kaluar në vend të dytë përballë besnikërisë ndaj partive politike.

Adil Xhelili është kandidati i Berishës dhe Metës për Bashkinë e Libohovës ndërsa përballë ka kushëririn e tij të parë Leonard Hidhe. Njëri nën siglën e “Bashkë Fitojmë” e tjetri nën komoditetin e pushtetit që kanë socialistët, garojnë për të qenë të parët e qytetit.

“Po është shumë e vërtetë. Është kushëriri i parë! Si ka mundësi? Për këtë mund të pyesni ministren Mirela Kumbaro dhe klanin e Partisë Socialiste në qark. Me kushëririn flasim kur shkëmbehemi në rrugë. Unë jam një tip që politikën e kam mbajtur jashtë familjes dhe gjithmonë jam përpjekur që lidhjet familjare të mos ndikohen nga bindjet apo nga opinion. Si i tillë e kam parim nga të parët e mi që mos të vendosim politikën mbi familjen” – ka thënë Adil Xhelili.

Libohova ka rreth 7 mijë banorë dhe është e pasur me monumente arkeologjike, historike, monumente kulti dhe natyrore por që deri më sot asnjë parti politike nuk e ka kthyer këtë qytet në të jetueshëm për të rinjtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit