Politikanët dhe oligarkët do dhurojnë banesa pa paguar taksa

Politikanët dhe oligarkët do dhurojnë banesa pa…

Pasi fitoi shumicën dërrmuese të bashkive dhe kërkon një tjetër mandat në vitin 2025 si kryeministër, Edi Rama pritet të miratojë në parlament një ligj për vete, vartësit e tij dhe për biznesmenët e ndryshëm. Çdo politikan, zyrtar i lartë, prokuror, gjykatës, biznesmen apo oligark, mund të dhurojë te familjarët një banesë pa paguar taksa.

Ligji në fuqi parashikon një taksë prej 15% për çdo transaksion, qoftë ky edhe dhuratë për brezin e parë të familjarëve. Nisur nga viti i ardhshëm, çdo trashëgimi apo dhurim edhe brenda lidhjes familjare, përjashtohet nga tatimi prej 15% e vlerës së pasurisë.

Duke nisur nga viti 2024 për dhurimet dhe trashëgimitë deri në vlerën e 5 milionë lekë të reja për pasuritë e paluajtshme dhe 1 milion lekë për pasuritë e luajtshme, shteti do të arkëtojë zero të ardhura. Me pak fjalë, në 50 mijë euro vlerë banese, shteti siguronte afro 7500 euro taksa.

Zerimi i kësaj takse duket se nuk ka për qëllim të ndihmojë shqiptarët, të cilëve u duhen dy jetë për të blerë një shtëpi, por vetë politikanët dhe sojin e tyre. Qeveria nëse do të mendonte për shqiptarët do të ulte taksat për shtresën e mesme, të cilët paguajnë 23% të pagës mujore. Të pasurit në Shqipëri taksohen 8% për pasurinë e grumbulluar ndër vite me abuzime dhe tendera, e nëse shesin kulla taksohen me 6%.

Politikat e qeverisë janë diskriminuese për shqiptarin e mesëm dhe të varfër i cili nuk ngre dot kokë nga taksat dhe vështirësitë ekonomike. Ndërkohë u falen taksat të pasurve që duhet të tatoheshin një më një për pasurinë që kanë vënë në kurriz të shqiptrarëve, duke shfrytëzuar resurset natyrore dhe nëntokësore të këtij vendi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit