Politikanët ish-spiunë, ia kanë “zënë frymën” Gentiana Sulës, me 4 HEC-e, 1 PPP e 10 biznese që përlajnë 20 milionë euro në vit

Politikanët ish-spiunë, ia kanë “zënë frymën” Gentiana…

Prej 4 vite e gjysëm në detyrën shefe e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit, Gentiana Sula ka zbuluar vetëm 54 ish-spiunë sigurimi; nga të cilët, 2 anëtarë të jashtëm të Akademinsë së Shkencave në moshën 85 e 87 vjeç; 35 punonjës policie, 3 tatimorë terreni dhe 14 mësues e infermierë.

Çuditërisht, shefja e dosjeve Gentiana Sula, “nuk ka gjetur” asnjë ish-spiun sigurimi, që ende është me funksion president, kryetar kuvendi, kryeministër, ministër, ambasador, deputet, prefekt, kryebashkiak, drejtor, kryepolic, gjyqtar, prokuror dhe drejtues e zyrtarë në partitë politike.

Si është e mundur, që qenkan të gjithë “qelibar”, por rrefuzojnë të hapin dosjet masivisht me ligj e jo me akrobaci komisionesh fantazma, me kryetar “ushtarët” e tyre?

Shefja Gentjana Sula, mund të vazhdojë justifikimin me refrenin “Bezhani”, se gjoja dosjet janë zhdukur; po nuk janë zhdukur regjistrat, sepse ato janë në arkivë.

Dihet që parlamenti, kuvendi, presidenca, partitë, qeveritë, bashkitë dhe drejtësia e policia; janë të mbushura me spiunë sigurimi; sepse ndryshe, BE nuk do kërkonte pastrimin e institucioneve.

Po përse e “përndjekura” Gentiana Sula, vartëse e komunistëve, ish-spiunëve e xhahilëve të diktaturës; nuk po i publikon emrat e ish-spiunëve të sigurimit, që janë ende në krye të politikës, pushtetit, drejtësisë, policisë, art-kulturës, medias, SHISH, pushtetit lokal e diplomacisë?

Në muajin nëntor 2016, kur (ar)mikja e ish-spiunëve Gentiana Sula, u përzgjodh nga Rama-Ruçi-Meta dhe me miratim në heshtje nga Berisha-Basha; u tha se ajo po emërohej kryetare e hapjes së dosjeve të sigurimit; por për të mos i hapur dosjet.

Dhe këtë mision, për të mos-shpallur spiunët, ajo po e kryen me besnikëri e devotshmëri; por jo pa shpërblim nga “garda” e ish-spiunëve, që kanë uzurpuar politikën, shtetin e pushtetin.

Sipas informacionit që ka ardhur në redaksinë “Pamfleti”, rezulton se shefja e dosjeve, nuk po i hap dosjet, ngaqë ish-spiunët në krye të politikës, parlamentit, qeverisë, opozitës, presidencës e pushtetit lokal; ia kanë mbyllur gojën me PPP dhe tendera të shumtë.

Të dhënat në tatime, faktojnë se Gentiana Sula dhe bashkëshorti i saj Gentian Sula (Sulo), ortak i çiftit “Kryemadhi” në ndërtim pallatesh; nuk ka si biznes vetëm firmën ndërtimore “Agi Kons- shpk”; por ka edhe këto 9 firma e PPP HEC-esh:

  1. Firma “VIBIA-shpk” me NIPT: M01509024F, me aktivitet palestër, fitness, komplekse noti, trajtime estetike e relaksi, bar-kafe e restorant.
  2. Firma “ALBDESIG”, me NIPT: NJ61904025D, me aktivitet tregtim të shtypshkrimeve të ndryshme, postera, përpunimi grafik, reklama e menaxhim fushatash.
  3. Firma “ALBDESIGN-PSP”, me NIPT: L51819005Q; me akvitet shtypshkrime të çdo lloji e latra me vlerë, prodhim kuti, përpunimi grafik e stampime.
  4. Firma “ALBANIAN DIGITAL PRINTING SOLUTIONS&SERVICES”, me NIPT: L11518003F; me aktivitet shtypshkrime dixhitale, menaxhim i dokumenteve dhe shtypshkrimeve sekrete dhe tregtim të çdo produkti e makinerie.
  5. Firma “Wildermore Holdings”, me NIPT: L11518003F me aktivitetet shërbime të ndryshme.
  6. Firma INFORM P.LYKOS S.A PROCESSING&DEVELOPMENT OF PRINTED INFORMATIONS SYSTEMS”, me NIPT: L11518003F (i njëtë me dy firma të tjera).
  7. Koncesioni (PPP) “Energy Plus” me NIPT K91928002U, aktivitet HEC-POBREG në lumin Luma-Kukës, marrë me kontratë më datë 21.07.2009 e afat 35 vjet; pronarë në masën 50% kapital-fitim.
  8. Koncesioni (PPP) “Clean Energy-Al”, me NIPT: L21505008E, aktivitet me 3 HECe në Zall të Bulqizës/Vajkal, marrë me kontratë më datë 30.12.2011 e afat 35 vjet; pronarë në masën 100% kapital-fitim.
  9. Koncesioni (PPP) “Z.M.A”, me NIPT: L81729026T; me kontratë të firmosur më 17.10.2018 nga Erjon Veliaj-Bashkia-Tiranë dhe Lindita Nikolla-Ministre e Arsimit; me objekt mirëmbajtje e objekteve shkollore të Tiranës, me afat 5 vite dhe vlerë 2 miliardë lekë të reja pa TVSH; pronar me 86.95% fitim.

FAKT/ Bashkë me kompaninë “AGI KONS”, që ka ndërtuar vilën në Lalz dhe pallatet e Monikës në Tiranë; të 10 bizneset në pronësi të shefes së dosjeve e bashkëshortit të saj, marrin afro 20 milionë Euro tendera e PPP shteti në vit; e prej 2 vitesh, janë futur në monopolin e tenderëve me vlerë mbi 1 milionë Euro, që Bashkia-Tiranë jep për punë publike.

Pyetja është kjo: – A ka “fuqi” oligarkja e pushtetit, Gentiana Sula, të hapë dosjet e ish-spiunëve të sigurimit me poste shefa pushteti e politike; kur ata ia kanë “mbyllur gojën” me miliarda lekë tendera e pasuri falas (4 HEC-et)? /Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit