Politikanët propagandojnë shërbimet publike, për vete u drejtohen privatëve

Politikanët propagandojnë shërbimet publike, për vete u…


Shërbimi shëndetësor në Shqipëri pavarësisht lavdërimeve dhe arritjeve të mëdha që i bëjnë lë shumë për të dëshiruar, në krahasim me vendet e rajonit, për të mos llogaritur Europën.

Qytetarët e thjeshtë, të cilëve u kanë rënë hallet shëndetësore në kurriz, nuk kanë rrugë tjetër, veçse t’i drejtohen shërbimit publik, me shpresën se do marrin shërbimin e duhur. Rryshfeti, që vijon të jetë një gangrenë, po e bën edhe më të vështirë përballimin e sëmundjeve, për këdo nga njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.
Por këto shqetësime, të cilat duhet të ishin ndër diskutimet e para të opozitës në Kuvend, nuk përmeden asnjëherë.

Askush nuk flet, pasi nuk e dinë situatën se si është dhe se çfarë kalojnë pacientët në dyert e spitaleve publike, kjo pasi vetë politikanët zgjedhin privatin për tu shërbyer atyre, ose ikin jashtë vendit.
Së fundmi, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pasur babain e tij në gjendje jo të mirë, shëndetin e të cilit e ka besuar në duart e privatit, të cilët paradite bëjnë sikur i shajnë dhe i akuzojnë si oligarkë të lidhur me qeverinë dhe pasdite, u drejtohen po këtyre individëve për tu besuar shëndetin e tyre apo familjarëve.


Shëndetësisë së Ramës, nuk i beson as Bajram Begaj, të cilin e bëri president me dëshirën dhe votat e veta. Begaj, për një thyerje dore, që ishte një gjë jo shumë e vështirë, udhëtoi jashtë shtetit për ta hedhur në allçi. Spitalit të Turqisë iu drejtua edhe Mira Rakacolli, e cila për kurimin e saj mori edhe fonde nga buxheti i shtetit.


Shëndetësia nuk është institucioni i vetëm që pushtetarët nuk kanë besim. Edhe në arsim, fëmijët e tyre i kanë besuar në privat. Erion Veliaj, i cili kuron çdo video për kopshtet dhe çerdhet publike në Tiranë, djalin e tij e çon në një kopësht privat, për të cilin paguan më shumë se 6 mijë euro në vit, por nëse ka të përfshirë transportin shkon edhe më shumë. Megjithatë, për Lali Lekun, kaq para nuk janë asgjë, madje është një përqindje e ulët, nëse firmos një leje ndërtimi. Por kaq para janë goxha për shumë familje shqiptare, që jetojnë me rroga, në rastin më të mirë, mesatare në Tiranë. Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe kryeministri Edi Rama me djalin e tij Zaho dhe ish ministri Saimir Tahiri.


Por pavarësisht se na “ndihmojnë” ne si qytetarë të thjeshtë se duhet ti drejtohemi shtetit për të gjitha shërbimet, që sipas tyre janë përmirësuar ndjeshëm, pyetja që lind është pse asnjë politikan nuk kurohet apo arsimon fëmijën në shtetëror?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit