Politikanët të zhytur në para/ 86 mijë $ sponsorizime në rrjete sociale, Veliaj kryeson listën

Politikanët të zhytur në para/ 86 mijë…

Përveç blerjes së votës me para nën dorë, pakove me ushqime apo festave të shtrenjta, poliikanët kanë mjaftueshëm para edhe për të blerë vota online. Bëhet fjalë për sponsorizimin në rrjete sociale të kandidatëve për kryetar bashkike në zgjedhjet e 14 majit. Duke tentuar të kapin votat e të rinjve të cilët janë edhe më aktiv në rrjete sociale, kandidatët nuk janë kursyer duke hedhur pafundësisht dollarë.

Nga matjet e deritanishme reyulton se partitë politike kanë shpenzuar më shumë se 82 mijë dollarë për promovime në rrjete sociale. Padyshim listën e propagandës e mban Erion Veliaj si shpenzuesi me shifrën më të lartë në rrjet. Nuk dihet se nga merren këto para të cilat kalojnë si pagesa online në llogari të kompanisë “META” në internet, i njohur më parë me emrin “Facebook”, për t’u dalë në kryefaqe edhe njerëzve që nuk i ndjekin.

Na rezulton se në total, deri në ditën e dielë, janë shpenzuar në total, për Facebook dhe Instagram nga të gjitha subjektet rreth 86 200 dollarë, nga të cilat 34 mijë nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe 27 800 nga PS. Kandidati që ka shpenzuar shumën më të madhe, është z. Veliaj me 16 400 USD, më pas Këllici me 13 300 $. Ajo që është për t’u theksuar është diferenca, në 24 mijë USD nga të cilat 8 mijë janë të shpenzuara nga forca të tjera politike dhe 16 mijë $ nga palë të treta. Me palë të treta nënkuptoj, lajme të postuara, qoftë nëpër portale, apo gazeta e media online, që kanë përmbajtje politike”, u shpreh Antuela Male, analiste zgjedhore

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit