Politikani i njohur shqiptar i pret afganët me këngë: Laje laje kryt si rosa (video)

Politikani i njohur shqiptar i pret afganët…

Në kulmin e diskutimeve për ardhjen e afganëve në Shqipëri, vjen një video “soft” nga avokati Spartak Ngjela.

Krejt sportiv dhe ndryshe nga herët e tjera, Ngjela, i ulur në kafene, përshëndet afganët me këngë popullore.

Rreth tij ndodhet edhe një orkestër amatore, që luan këngën e njohur popullore: “Laje laje kryt si rosa”

“Përshëndes afganët që po vijnë në Shqipëri. Ne jemi popull human… Mos u shqetësoni, se gjithçka ata do t’ia paguajnë tregut shqiptar… Dhe do ikin me mirënjohje… Se në Afganistan ka kompromis, dhe jo kapitullim…”, shkruan Spartak Ngjela në “Facebook”.

Video https://www.facebook.com/spartak.ngjela/videos/4214561175328300

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit