VIDEO/ SPAK ka në dorë provën, landfilli i Sharrës “fundos” Erion Veliajn?

VIDEO/ SPAK ka në dorë provën, landfilli…

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa ka shpërndarë një video të Erion Veliajt dhe premtimet që ai ka bërë në lidhje me landfillin e Sharrës, ndërkohë që sipas saj, administrimi i mbetjeve në Tiranë ka dështuar.

Po ashtu, Zhupa, thekson se gjendja e Landfillit të Sharrës është një nga provat që duhet të administroi SPAK në hetimin e Veliajt, në pastrimin e parave të pista të mafies.

“Administrimi i mbetjeve në Tiranë ka dështuar! Gjendja e Landfillit të Sharrës është një nga provat që duhet të administroi SPAK në hetimin e Veliajt në pastrimin e parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë ‘Eco Tirana’ sh.a.

Veliaj ka premtuar një situatë krejt ndryshe nga ajo që është sot në Landfillin e Sharrës, edhe jo vetëm e ka premtuar por ka paguar nga paratë tona dhe ka lidhur një kontratë ku ‘ECO TIRANA’ sh.a merrte detyrimin që do ndryshonte gjendjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës.

Pamjet filmike faktojnë që gjendja e trajtimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës është e rëndë dhe me pasoja të mëdha në mjedis, në shëndetin e njerëzve dhe në financat e buxhetit të Bashkisë Tiranë që rendojnë drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve”,- shkruan Zhupa.

Më tej, ajo thekson se, “Prej 5 vitesh Bashkia Tiranë ka krijuar një zinxhir kompanish si ‘Eco Tirana’ sh.a , ‘Eco Recycling’ sh.a dhe kontraktimi i inceneratorit korruptiv ‘Integrated Energy BV SPV’, që merren me administrimin e mbetjeve”.

Sipas zëdhënëses së PD-së, ky zinxhir kompanish është paguar dhe paguhet shtrenjtë nga qytetarët edhe ka dështuar për të dhënë rezultat.

“Kompania ‘Eco Tirana’ sh.a, do administronte mbetjet, procesin e diferencimit në burim dhe riciklimin e mbetjeve por kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Veliaj nuk mund të fshihet pas kasetave të gatshme me propagandë! Veliaj duhet të përgjigjet përpara drejtësisë!”,- përfundon postimin e saj Ina Zhupa./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit