Pollo ngre dyshime për vizitën e Ramës në Ankara: Çfarë ke folur atje?!

Pollo ngre dyshime për vizitën e Ramës…

Nënshkrimi i marrëveshjes së njohjes midis Kosovës dhe Izraelit, si edhe vendimi i Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jeruzalem ka shkaktuar shumë zhurmë në politikën ndërkombëtare .

Serbia ishte e para që reagoi ashpër duke thënë madje se e kishte inkurajuar Izraelin të mos e njihte Kosovën, ndërkohë që BE kritikoi faktin që Kosova vendosi të hapte ambasadën e saj në Jeruzalem dhe jo në Tel Aviv siç e kanë të gjitha vendet e BE-së.

Mirëpo në lidhje me kritikat e fundit, që vijnë nga Turqia, sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollo, janë ngritur dyshime për përfshirjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ish-deputeti i PD-së e pyët Ramën në një status në Facebook se çfarë ke folur në Turqi gjatë vizitës së tij në fillim të janarit që ka ndikuar në këtë reagim të Turqisë?

Unë e kuptoj që Serbia proteston ndaj njohjes diplomatike të Kosovës nga Izraeli dhe hapjen reciproke të ambasadave në kryeqytetet e të dy shteteve.

Por nuk e prisja një kritikë të tillë nga Ankaraja!

Edi Rama duhet të shpjegojë se çfarë ka biseduar gjatë vizitave të tij atje!!

Israel-Kosovo diplomatic ties slammed by Serbia, Turkey,” shkruan Pollo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit