Sekretari amerikan i Shtetit refùzohet nga Papa për një takim

Sekretari amerikan i Shtetit refùzohet nga Papa…

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike krítíkat e Shteteve të Bashkuara ndaj polítikës së Selisë së Shenjtë për Kinën.

Vatikani e refùzoi kërkesën e zotit Pompeo për t’u takuar me Papa Françeskun, duke përmendur si arsye politikën e Selisë së Shenjtë për të shmàngur audiencat e Papës gjatë fushatave zgjedhore.

Kryediplomati amerikan Mike Pompeo u takua me Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit i Vatikanit, ndërkohë që tensíonet mes Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit për Kinën u shfàqën në publik.

Sekretari Pompeo, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Vatikan, Callista Gingrich, u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Vatikanit, Kryepeshkopin Paul Gallagher. Rebuffed by Vatican, Pompeo Assails China and Aligns With Pope's Critics -  The New York Times

Dy zyrtarët e lartë diplomatikë të Vatikanit e kanë akùzuar zotin Pompeo se po përpíqet të tërhéqë në zgjedhjet presidenciale amerikane Kishën Katolike në SHBA, duke dénuar marrédhéniet e saj me Kinën.

Komentet erdhën pasi zoti Pompeo akuzoi Kishën në një artikull si dhe në Twitter këtë muaj, se po rrezíkon “autòritetin e vet moral” duke përtërítur një marréveshje me Kinën për emërimin e peshkopëve nga Vatikani.

Kardinali Parolin dhe Kryepeshkopi Gallagher thanë se Papa Françesku kishte refùzuar një kërkesë të zotit Pompeo për një audiencë, sepse Papa i shmàng takimet me politikanët gjatë fushatave zgjedhore.

Zoti Pompeo ishte në Vatikan për të marrë pjesë në një konferencë mbi lirinë fetare të orgànizuar nga ambasada amerikane në Selinë e Shenjtë.Pope Francis refuses to meet with Mike Pompeo before election

Gjatë konferencës të mbajtur dje, zoti Pompeo e quajti Kinën shkélësen më të madhe të të drejtave fetare në botë.

Të enjten, para takimit me zyrtarët e Vatikanit, Sekretari i Shtetit bëri një vizitë në Komunitetin e Sant’Egidios në Romë, një orgànizatë bamirëse e krishterë.

“Departamenti i Shtetit ka punuar me ju të gjithë prej një kohë të gjatë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” tha zoti Pompeo pas takimit me anëtarët e grupit të paqes.

Grupi Sant’Egidio është thémeluar në fund të viteve 1960, dhe është emëruar disa herë për Çmimin Nobel të Paqes për punën me të varfërit./VOAU.S. Secretary of State Mike Pompeo meets with Vatican officials, but not  Pope Francis | CBC News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit