Popujt më të zgjuar në botë/ Shqiptarët renditen në vendin e 109

Popujt më të zgjuar në botë/ Shqiptarët…

Një analizë e World Population Review ka treguar nivelin e Koeficientit të Inteligjencës (IQ) në botë.

Sipas përllogaritjeve, shumica e njerëzve në botë, rreth 68%, kanë nje IQ nga 85 në 115.

Shqipëria renditet në vendin e 109 me 81.75. Greqia renditet në vendin e 55-të me një IQ mesatare prej 90.77. Qiproja është e 47-ta me 93.39 dhe Bullgaria e 54-ta me 90.99. 

Japonia është në vendin e parë me IQ mesatare të popullsisë 106.49, e ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10).

Shtetet evropiane që përfshihen në ‘Top 10’ janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), Lihtenshtajni (101.07), Holanda, si dhe Gjermania me një IQ mesatare 100.74.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit