Populli shqiptar në krizë| Rama-Ballukut: Kujdesu që Kosova të ketë drita për Vit të Ri!

Populli shqiptar në krizë| Rama-Ballukut: Kujdesu që…

Kanë kaluar kaq kohë që Shqipëria ndodhet në krizë energjia, teksa edhe në Kosovë, ka nisur të ndihet kjo krizë. Pas Kurtit që kërkoi tek populli të jenë më të kujdesshëm me harxhimin e energjisë, Rama ka kërkuar nga Balluku që për Vit të ri të kujdeset që Kosovës të mos i mungojnë dritat. Kjo kërkesë e çuditshme e Ramës, në një kohë kur edhe vetë si shtet jemi në pikë të hallit, tregon se Rama është bamirës dhe zemërgjerë, ndërsa mendon për popullin e shtetit fqinj.

Postimi i Ramës:

Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve. Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit