Popullsia e 50 bashkive në Shqipëri është në rënie

Popullsia e 50 bashkive në Shqipëri është…

Popullsia e 50 bashkive në Shqipëri është në rënie. Sipas INSTAT popullsia në këto 50 bashki është në rënie të shpejtë edhe pa efektet e emigracionit ndërkombëtar. Bashkia Korçë kishte rënie të popullsisë pa migracionin ndërkombëtar pasi ajo u ul me 726 banorë, e ndjekur nga bashkia Patos, e cila u ul me 595 banorë.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka pasur rritjen më të lartë të popullsisë pa migracionin ndërkombëtar, pasi u shtua me 8.612 banorë, e ndjekur nga bashkia e Kamzës, e cila u rrit me 1.957 banorë. Një nga faktorët kryesor të kësaj rënie të popullsisë është emigrimi jashtë vendit, por edhe rënia e numrit të lindjeve.

Popullsia e Shqipërisë është rritur me vetëm 0.02% me 2022, pasi shtesa natyrore ishte vetëm 690 persona, ndërsa në tremujorin e parë 2023 shtesa natyrore u kthye në negative për shkak të rënies së lartë të lindjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit