Popullsia e Shqipërisë drejt plakjes, çiftet e reja nuk lindin më fëmijë

Popullsia e Shqipërisë drejt plakjes, çiftet e…

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, numri i lindjeve për tremujorin e dytë të 2021 është 5,993 duke shënuar një rënie me 10,6% krahasuar me tremujorin e dytë të 2020.

Çiftet e reja kanë frikë të sjellin në jetë një bebe, pasi kushtet ekonomike janë kundra dëshirës së tyre, thonë qytetarët.

Bonusi i bebes prej 40 mijë Lekësh, nuk i ka nxitur çiftet e reja të krijojnë familje të mëdha. Sipas Numbeo-s, kostos e jetës në Tiranë për një familje prej 4 anëtarësh afërsisht janë 178,033 mijë Lekë, ndërkohë që paga mesatare e një individi në Shqipëri është 56,7 mijë Lekë.

Sipas sociologut Zyhdi Dërvishi, shteti duhet të rihartojë politikat mbështetëse për çiftet e reja.

Pa rini nuk ka jetë. Shifra janë alarmante shteti duhet të mendojë për nënat e reja. Duhet t’i mbështesë ato gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas. Duhet të dimë diçka se për femrën shqiptare shkolla e lartë është bërë 5-vjeçare, që do të thotë ajo hyn e madhe në tregun e punës dhe si fillim keqpaguhet ç’ka e bën atë të ketë frikë të krijoj familje. Femra shqiptare duhet mbështetur, ekonomi i bën çiftet e reja te kenë frikë të krijojnë familje”, thotë sociologu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit