'Porosia'/ Operacion anti-kanabis në Tropojë, 4 të arrestuar dhe tre në kërkim

‘Porosia’/ Operacion anti-kanabis në Tropojë, 4 të…

Policia e Tropojës, ka arrestuar 4 persona në kuadër të operacionit të koduar ‘Porosia’. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se B.B., E.H., P.M., dhe F.M., përkatësisht 45,32,52 dhe 19 vjeç, u arrestuan në flagrancë në momentin e këmbimit të 518 gramë lëndë narkotike.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Policia, bëhet me dije se janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë dy persona, T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe B. L., roje mjedisore, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë

Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Porosia”.

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas.

Sekuestrohet lëndë narkotike.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Porosia”.

Si rezultat i operacionit, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë;

P. M., 52 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

F. M., 19 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për kultivim dhe shitje të kanabisit.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga Policia në momentin e këmbimit të 518 gr. lëndë narkotike.

Nga veprimet hetimore këta shtetas dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Shoshan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit punonjësit e Policisë, në fshatin Bradoshnicë, Tropojë, zonë e pyllëzuar, gjetën disa fidanë narkotikë, në tentativë për t’i kultivuar.

Janë shpallur në kërkim 3 shtetas, S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe shtetasi B. L., rojë mjedisore, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit