Porositi vëllezërit Beqiraj të vrisnin Manecin/ “Ilirjan Feçi na dha 100.000 Euro”

Porositi vëllezërit Beqiraj të vrisnin Manecin/ “Ilirjan…

Personi që shihni në foto është Ilirjan Feçi, ai u vu në pranga gjatë operacionit “Golden Bullet” si i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ka qenë i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani i cili e ka përmendur e po ashtu vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj.

Feçi ka porositur vëllezërit Beqiraj për të vrarë Manecin dhe Geron Hasanbelliun në emër të Kasandro Nogës.

Dumani ka dëshmuar se Feçi ka tentuar të vrasë një person por që nuk e ka realizuar. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Kuqe më 17 Gusht të 2021 ku Feçi së bashku me Ibrahim Difajn të paguar 20.000 Euro nga Robert Laci kanë tentuar të eleminojnë Alfred Gjokën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit