Porositi vrasjen e burrit, dënohet me 31 vjet burg gruaja e ish-ambasadorit grek

Porositi vrasjen e burrit, dënohet me 31…

Një grua braziliane, u dënua me 31 vjet burg, pasi akuzohet se ka vrarë burrin e saj, ish -ambasadorin grek në Brazil.

Në vitin 2016, ata zbuluan trupin e djegur të Kyriakos Amiridis në bagazhin e brendshëm të makinës në Rio de Janeiro.

31-vjeçarja, Françoise de Souza Olivera, ishte në një lidhje dashurie me oficerin e policisë Sergio Gomez.

Ky i fundit ka pranuar se ka vrarë diplomatin me urdhër të gruas.Ai aktualisht ndodhet pas hekurave dhe është dënuar gjithsej me 22 vite burgim.

Në përfundim të gjykimit tre-ditor, gjyqtari e përshkroi krimin si diçka që është çnjerëzore.

Në lidhje me këtë çështje u shpall i pafajshëm një i afërm i Gomes i cili mbahej në qeli pas akuzës se kishte ndihmuar autorin për të fshehur trupin e viktimës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit