"Porta e Ferrit" që digjet prej 52 vitesh po shkakton probleme shëndetësore te njerëzit

“Porta e Ferrit” që digjet prej 52…

Ndonëse mund të tingëllojë si skenë e një filmi horror, “Gates of Hell” është një krater misterioz gazi që digjet për 52 vjet.

I gjendur në Turkmenistan “Gates of hell” mbahet si një nga atraksionet turistike më të njohura të vendit, por se si u krijua krateri Darvaza, i njohur  si “Porta e Ferrit” është ende një një mister. 

Disa besojnë se është shkaktuar nga një operacion shpimi i fushës së gazit sovjetik që shkoi keq. Mendohej se ishte goditur një pus gazi, duke bërë që platforma e shpimit të binte brenda dhe toka të shembet nën të. Më pas sovjetikët vendosën të digjnin gazin duke i vënë flakën për të parandaluar përhapjen e tymit të rrezikshëm.

Gjeologët vendas turkmenë pohojnë se krateri u formua në vitet 1960, por zjarri u ndez vetëm dy dekada më vonë në vitet 1980. Eksploruesi kanadez George Kourounis ekzaminoi kraterin deri në fund në vitin 2013 dhe arriti në përfundimin se në fakt nuk është fare e qartë se si nisi. 

Përpjekjet për ta shuar atë kanë qenë të pasuksesshme, por presidenti i Turkmenistanit Gurbanguly Berdymukhamedov bëri thirrje vitin e kaluar që ajo të shuhej një herë e përgjithmonë. Ai tha se zjarri po shkakton dëme ekologjike dhe probleme shëndetësore dhe dëshiron që ai të zhduket sa më shpejt. 

Berdymukhamedov argumentoi se krateri i krijuar nga njeriu “ndikon negativisht si në mjedis ashtu edhe në shëndetin e njerëzve që jetojnë aty pranë”./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit