Portali është mbyllur, pensionistja emigrante s’merr dot as shtesën e as pensionin e 6 muajve

Portali është mbyllur, pensionistja emigrante s’merr dot…

Një qytetare pensioniste e cila është emigrante në Itali thotë se këtë të hënë, më 29 qershor, është paraqitur te Posta Shqiptare në Durrës për të tërhequr pensionin dhe shtesën e muajit dhjetor, por nuk ka marrë asnjërën prej tyre.

Sipas saj, në sportel i është komunikuar se “portali është mbyllur që më 27 qershor”, duke bërë të pamundur tërheqjen e shtesës së dhjetorit për të cilën kishte marrë informacion se mund të tërhiqej deri në fund të muajit qershor por edhe pensionet mujore.

Ajo tregon se së bashku me persona të tjerë iu drejtuan Drejtorisë së Postës në Durrës dhe Sigurimeve Shoqërore, por nuk morën asnjë zgjidhje pasi më datë 3-4 korrik nis shpërndarja e pensioneve.

Por të presësh kaq ditë për lekët e tua pensionistes i duket absurde pasi si pensioniste ato para i duhen për bukën, ilaçet dhe nevojat e tjera.

Pensionistja kërkon sqarime nga institucionet përgjegjëse për arsyen e mosdhënies së pensionit dhe shtesës, si edhe një zgjidhje të menjëhershme për situatën që, sipas saj, e ka lënë pa të ardhurat e nevojshme.

Denoncimi i qytetares:

Mirdita.Doja te shkruaja per sot te henen 29 qershor .Shkova te marr pensionin te muajve nga dhjetori +shtesen e dhjetorit dhe u gjenda qe jo vetem pensionin qe nuk ma dhan po me krhyen mbrapash duke me thene qe eshte mbyllur portali qush me 27.Mir qe me dogjen shtesen po sme dhane as pensionin tim.Mos qofshin njerzit ne halle s3 te lejne pa buk e pa ilace.Shteti mbase infos neper instituzione me k8shin thene qe deri ne fund  te qershorit mund te marresh shtesen.Cfare shteti kemi…..Nuk kame fjale

Shkuam ke drejtoria e postes ne Durres,ke sigurimet shoqerore e na mbyllen deren ne ftyre. Nuk e dime ku te ankohemi. Mire shtesen e dhjetorit sna e dhane qe afati ishte deri ne fund te qershorit por as pensionin e ketyre muajve jo

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit