Porti i ri tregtar në Durrës/ NATO kundër: Nuk i përmbahet kapaciteteve për ankorimin e anijeve

Porti i ri tregtar në Durrës/ NATO…

Porti i ri tregtar, është prezantuar nga qeveria si  një vepër me rëndësi strategjike që parashikohet të ndërtohet në Porto Romano. Por, edhe pse kanë kaluar kohë nga prezantimi i tij, ende nuk ka një projekt të detajuar teknik. Madje afatet për hartimin e planit u shtynë nga 8 muaj në 15 muaj dhe sërish nuk ka asgjë konkrete.

Ndërkohë edhe NATO ka dalë kundër këtij projekti. Madje dyshohet se ky është shkaku që u bë shtyrja e aftave në vitin 2022. NATO kundërshton këtë projekt për shkak se nuk i përmbahet kapaciteteve s për akostimin e mjeteve detare dhe sheshet në shërbim për forcat e armatosura.

“Projekti i infrastrukturës i destinuar për akostimin e mjeteve detare dhe sheshet në shërbim për forcat e armatosura sipas MASTERPLANIT nuk i përmbahet kapaciteteve të kërkuara nga NATO”, thuhet në vendim.

Masterplani për projektin e ri tregtar është hartuar nga kompania holandeze “Royal Haskoning” dhe u prezantua për publikun në dhjetor të vitit të kaluar nga autoritetet shqiptare. Do të jetë sërish kompania holandeze që do të hartojë studimin e fizibilitetit të portit të ri. Por, vlen të theksojmë se për shtyrjen e afatit të përfundimit të hartimit të projektit teknik të portit në tender u shtua fondi me vlerë 223,2 mln lekë.

Kontrata është nënshkruar më 21 dhjetor 2021 dhe studimi i fizibilitetit duhej të dorëzohej në gusht të vitit 2022. Ndërsa fondi i prokurimit ishte me 1,145,354,372 lekë. Por, deri më tani nuk ka përfunduar ende rishikimi i planit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit