
Porti i Shëngjinit, do të kthehet së shpejti në një azil.
Kjo ka qenë marrëveshja që ka nënshkruar kryeministri Edi Rama dhe homologen e tij italiane Giorgia Meloni.
“Shqipëria do t’i japë Italisë mbështetje duke e lejuar të përdorë disa zona, ndërsa Italia do të kryejë procesin e seleksionimit. Refugjatët që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore mes atyre që kanë të drejtë dhe jo të përfitojnë azil”, the Meloni, e cila shtoi se deri në 36 mijë persona në vit mund të kalojnë nga këto struktura, në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.
Por kjo, më tepër sesa një marrëveshje mes dy vendeve është një eksperiment social me shqiptarët që duan të emigrojnë për në Itali.
Kthimi i portit të Shëngjinit nga një pikë turistike në një azil për shqiptarët e vuajtur që kërkojnë shpresë për mbijetesë përtej detit, nuk është as më pak e as më shumë sesa një panoramë e shëmtuar për vendin tonë.
Ky eksperimet social, për ne si një vend jo anëtar në BE, është thjesht dhe vetëm një dëm për qytetarët shqiptarë, për të rehatuar e qetësuar kryeministren e Italisë, e duke i lënë kësaj të fundit dorë të lirë se kë do të marrë e kë do të lërë në Shqipëri.