Portugalia mposht Ganën, CR7 hyn në histori

Portugalia mposht Ganën, CR7 hyn në histori

Ndeshja mes Portugalisë dhe Ganës, përballje që u fitua 3-2 nga kombëtarja europiane. Dueli i dytë i grupit G në Botërorin e Katarit, ishte një nga ndeshjet më të bukura deri tani të Botërorit.

Pesë gola u realizuan brenda 24 minutave, duke nisur prej minutës së 65’. Cristiano Ronaldo ktheu në gol një penallti të fituar.

Portugalia reagoi dhe shënoi dy herë brenda dy minutave me anë të Joao Felix dhe Rafael Leaos, falë dy asisteve të Bruno Fernandes. Gana shënoi golin e dytë një minutë përpara fundit.

CR7 fitoi vetë penalltinë dhe e realizoi me sukses po vetë duke kaluar kështu Pelé, gjermanët Uëe Seeler, Miroslav Klose dhe Leo Messi që kanë shënuar në 4 Botërore të ndryshme.

Goli i tij të parë në një fazë finale të Botërorit ishte më 17 qershor 2006 në 2-0 ndaj Iranit, më pas Koresë së Veriut (7-0) 21 qershor 2010, Ganës (2-1) 2014, Spanjës (3-3) 15 korrik 2018 (tripletë) dhe Marokut (1-0) 20 qershor 2018.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit