"Portugez që flet shkodranshe"/ E afërmja e Edmond Haxhiasë: Policia po akuzon të pafajshmit

“Portugez që flet shkodranshe”/ E afërmja e…

Pak orë pas zbulimit të emrit të porositësit dhe financuesit të vrasjes së biznesmenit të njohur lezhjan, Ardian Nikulaj, nisin reagimet e para të familjarëve të Edmond Haxhisë. Nëpërmjet një postimi të kryer në rrjete sociale, familjarja Nertila Haxhia ka ngritur dyshime se Policia e Shtetit po ngre alibi të pabaza.

Të dhënat e paraqitura nga kryepolici Rrumbullaku sipas Nertila Haxhia janë një tymnajë e ngritur mbi njerëzit e pafajshëm. Të gjithë raportimin e policisë e quan si një skemë filmash, me të cilën kërkojnë të mbulojnë vrasësit e vërtetë.



Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini “deshmitare” dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret. Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliwood a keni?!” shkroi ajo në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit