Posta Shqiptare i jep tenderin prej 130 milionë, firmës me administrator të dënuar penalisht

Posta Shqiptare i jep tenderin prej 130…

Nuk ka ditë që të mos përballemi me çudira në Shqipëri. Madje aq shumë ndodhin saqë tashmë na janë bërë rutinë dhe na bën përshtypje vetëm nëse ndodh diçka normale. Si në çdo fushë, edhe tek tenderat është e njëjta histori në lidhje me çudirat, i gjen kudo e kurdo. Por ky rast që do të paraqesim sot i kalon “parregullsitë” tashmë të zakonshme të tenderave.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të Sh.A Posta Shqiptare që mban numrin e referencës REF-94383-04-30-2021. Ky tender ka si objekt “Prodhimi i Emisioneve të Pullës për vitin 2021” me fond limit 11,405,250 lekë të reja pa TVSH. Sipas dokumentacionit të kësaj procedure shikohet se kanë marrë pjesë 4 kompani, përkatësisht:

Dynamicx GROUP – 7,947,750.00: Skualifikuar KRISTALINA.KH – 9,320,500.00 Skualifikuar ALBDESIGN PSP – 9,442,250.00 Skualifikuar ADEL CO – 10,928,250.00 Kualifikuar

Vihet re qartësisht se Posta Shqiptare ka shpallur fituese firmën që ka dhënë ofertën më të lartë. Nëse bëjmë një diferencë mes saj dhe firmës që ka dhënë vlerën më të ulët, behet fjalë për jo pak por për gati 35 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në rastin më të mirë këto para janë një humbje e pastër për të ardhurat e këtij institucioni. Por ky nuk është problemi i vetëm.

Sipas një dokumenti që disponon Joq Albania, rezulton se administratori dhe pronari i kompanisë fituese ADEL CO ka qenë i dënuar për vepra penale. Jo vetëm kaq por në dokumentin e paraqitur në tender, kjo firmë ka deklaruar se nuk ka administrator të dënuar, gjë që në rastin më të mirë është informacion i pavërtetë. E megjithatë, për habinë e të gjithëve Posta Shqiptare ka vendosur që kjo kompani të shpallet fituese. Të presim nëse SPAK do të gjejë ndonjë gjë komprometuese në këtë tender, por duke parë se si ka vepruar deri tani nuk është habi që të mos bënte asnjë veprim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit