Postera me fytyrën e Aurona Pelajt mbushin qytetet e Kosovës

Postera me fytyrën e Aurona Pelajt mbushin…

Në disa qytete në Kosovë janë ngjitur në mure postera me fytyrën e infermieres Aurona Pelaj.

Pelaj dhunoi një të moshuar në azilin e Pejës. 23-vjeçarja është në paraburgim së bashku me infermieret e tjera të qendrës për të moshuar, teksa opinioni publik po i kryqëzon.

Janë ndarë në dy kampe mendimet për vendosjen e posterave. Kritikët kanë thënë se kjo është një formë persekutimi ndaj infermieres dhunuese, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar të merituar indinjatën publike.

Qytetarët kërkojnë dënimin maksimal për infermieren si dhe mbylljen e azilit ku ndodhi ngjarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit