
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës është kthyer në një kalvar të vërtetë vuajtjesh për banorët e dy vendeve, veçanërisht atyre palestinez.
Ndaj qytetarëve palestinez që jetojnë në Izael, po ushtrohet terror nga autoritetet e vendit hebre.
Një video e publikuar nga Al Jazeera, tregon momentin kur një grua palestineze arrestohet në shtëpinë e saj bashkë me bashkëshortin. Ata akuzohen për terrorizëm, pasi gjatë ditëve të fundit, kanë postuar statuse në mbrojtje të Palestinës. Në momentin e ndalimit nga policia izraelite, gruaja shpërthen në lot, ndërsa bashkëshorti i saj përplaset në mur nga efektivët.
Organizatat e të drejtave të njeriut, kanë theksuar se pas fillimit të konfliktit mes dy vendeve fqinje, qytetarët palestinezë që jetojnë në Izael, janë përballur me presione, arrestime dhe janë pezulluar apo larguar nga vendet e punës.