Postoi hartën e Shqipërisë së Madhe, Dua Lipa reagon pas akuzave: Dua që vendi im të prezantohet në hartë

Postoi hartën e Shqipërisë së Madhe, Dua…

Pas postimit të hartës së Shqipërisë së Madhe, Dua Lipa shkaktoi polemika të shumta.

Siç thoshte BBC, “Dua Lipa u akuzua se favorizoi ekspansionizmin shqiptar pasi postoi hartën e cila përbën pjesë të ëndrrave të nacionalistëve për krijimin e një Shqipërie të Madhe që do të përfshijë të gjithë shqiptarët etnikë”.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Dua u është përgjigjur këtyre akuzave duke shkruar se postimi i saj s’kishte si qëllim nxitjen e urrejtjes dhe është keqpërdorur nga njerëzit dhe grupet që duan të promovojnë përçarjen etnike.

“Postimi im i mëparshëm nuk kishte si qëllim të nxiste urrejtje. Më mërzit dhe më inatos fakti që postimi im është keqinterpretuar nga disa grupe dhe individë që promovojnë përçarjen etnike, diçka të cilën e refuzoj totalisht.

Sa herë që publikoj për Kosovën, rrjetet e mia sociale çmenden, edhe nëse është për diçka të gëzueshme si ushqimi apo muzika dhe jam përballur me një rezistencë të egër për idenë e një kulture autentike kosovare.

Të gjithë ne meritojmë të jemi krenarë për etnicitetin dhe vendin nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të prezantohet në hartë dhe të kem mundësinë të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe atdheun tim. I inkurajoj të gjithë të jenë krenarë për origjinën e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë. Dua.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit