Poston foton brenda në vaskë, Dea Mishel habit me shkrimin: Kam veshur...

Poston foton brenda në vaskë, Dea Mishel…

Dea Mishel e shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel në emisionin e “Diell”. Bukuroshja bionde është gjithashtu edhe mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here tërheq vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Dea ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet në një vaskë të mbushur me shumë shkumë. Ajo shfaqet me kurriz dhe gjoksin ka vendosur që ta mbulojë me duar.

Ndërkohë bashkëngjitur kësaj poze perfekte, Dea shkruan me humor: “Mos u shqetësoni kam veshur xhinse poshtë”.

Fansat e kanë pëlqyer shumë këtë fotografi, e sigurisht që nuk kanë munguar as komplimentet për Dean. Ndërsa të tjerë duke iu referuar shkrimit të saj, i komentojnë: “Vetëm geta shohim”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit