Prifti grek poston foto gjysmë i zhveshur duke ekspozuar muskujt: Bëj foto të ndihmoj familjen

Prifti grek poston foto gjysmë i zhveshur…

Një prift në Greqi ka bërë bujë me fotot e tij, ku shihej i zhveshur duke ekspozuar trupin e tij me muskuj. Në profilin e tij Instagram, prifti nga Serres, postonte foto provokuese ku ishte gjysmë i zhveshur, me bluza rrjete ose me këmisha të hapura dhe ku dukshëm vinte në pah trupin e tij në formë. Ndërkohë pas videove dhe fotove provokuese, ai ka bërë një deklaratë për një radio në Selanik. Duke folur për postimet e tij të ‘nxehta’, ai ka theksuar se postimet e tij dhe fotot nuk konosiderohen paradoksale, ndërsa shpjegoi se pozon si model për të ndihmuar një pjestar të familjes së tij i cili është fotograf me profesion. Menjëherë pas bujës së madhe, prifti bëri privat profilin e tij në Instagram.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit