Prag tragjedie në Klos/ Furgoni me udhëtarë ngec mbi urën mesjetare me dërrasa

Prag tragjedie në Klos/ Furgoni me udhëtarë…

Një furgon i mbushur me udhëtar mund të ishte kthyer në një funeral të madh këtë të enjte në Klos. Automjet i transportit publik ka në mes të urës që lidh dy fshatrat, Dom dhe Zall Rripë. Fugoni po kalonte në një urë mesjetare me dërrasa dhe nga pesha e lartë disa prej dërrasave janë thyer.

Aksidenti i ndodhur ka rrezikuar jetën e të gjithë udhëtarëve përfshirë edhe nxënësit e shkollave, që ndodheshin në mjet. Ura e vjetër dhe jashtë çdo standardi, ndodhet në një lartësi prej afro 50 metrash nga lumi i Matit.

Ndonëse të gjithë banorët kanë kërkuar një urë më të sigurtë, autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë. Banorët thonë se për shkak të dëmtimit, vite më parë në këtë urë janë shënuar edhe viktima, teksa kalonin mbi të duke përfunduar në lumit Mat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit