Prag zgjedhjesh, Buxheti i Shtetit derdhet në xhepat e oligarkëve! 1.5 MLD LEKË për Rizajt e Shëndetësisë

Prag zgjedhjesh, Buxheti i Shtetit derdhet në…

Zgjedhjet po afrojnë dhe mbështetja që i duhet qeverisë në këto kohë të vështira kur analizojnë se do u ikin votat nga duart, përkthehet në “hapje thesi”! E këtu nënkuptojmë derdhjet e parave publike në xhepat e oligarkëve të fuqishëm të fushave elitare të qeverisë, aty derdhet çdo vit Buxheti i Shtetit në shifra të frikshme. Por akoma edhe më të frikshme janë vlerat që u hyjnë në xhep klientëve të pushtetit.

Shëndetësia është fusha ku akordohet çdo vit një shumë marramendëse për të përmbushur nevojat e institucioneve të shëndetësisë me ilaçe, infrastrukturë, shërbim, etj. Pika të cilat nuk u erdhi dita të përmirësohen në 8 vite qeverisje, pavarësisht miliardave të derdhura në xhepat e oligarkëve nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet tenderimeve publike.

Një nga kompanitë që përfiton vlera të frikshme në këtë fushë, është OES Distrimed e çiftit Ermal dhe Orjada Rizaj, e cila mban dhe inicialet e çiftit dhe të bijës së tyre. Kompania e dyshes që përfiton më së shumti nga tenderimet publike në shkelje, renditet në vendin e 3-të ndër 10 kompanitë që kanë ngrënë buxhetin e shëndetësisë, mbi 15 MILIARD LEKË PA TVSH.

Së fundmi institucionet e shëndetësisë kanë “hapur thesin” duke shpallur procedura tenderimi të cilat i fitojnë klientët e tyre me manovra nga më të ndryshmet kur nisin të bien shumë në sy, apo edhe haptazi pa iu dridhur qerpiku që kanë përfituar në shkelje për sa kohë që në vend nuk ekziston një institucion të hetojë shkeljet dhe parregullsitë se kujt u jepen paratë e shqiptarëve!

Së fundmi bëhet fjalë për disa tendera rresht ku fituese është shpallur kompania e çiftit Rizaj, në shkelje me rregullat e Procedurave të Tenderimeve Publike. Të gjitha tenderat që kjo kompani fiton janë në shkelje kryesisht për mungesë konkurrence.

1.3 MILIARD LEKË nga Arben Zenelaj i Spitalit Universitar të Traumës për Lotin nr. 1. “Blerje materiale mjekimi për Shërbimin e neurokirurgjisë në SUT” dhe 258 MILION LEKË për Lotin nr. 3. “Blerje materiale mjekimi për shërbimin e kirurgjisë vazale në SUT”. Dy tenderat me vlerë më të lartë të dy të markuar me REDFLAG.

LISTËN E PLOTË TË TENDERAVE ME SHKELJE DO MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTË LINK

Mbi 1.5 MILIARD LEKË në shkelje kanë përfituar Rizajt brenda pak ditësh… dhe pyetja që bie është: A ekziston SPAK të hetojë tenderat E KUQ të Shëndetësisë?/JOQALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit