
Në zonën e Laprakës pranë shkollës “Ahmet Gashi” është regjistruar një ngjarje e rëndë, Mësohet se një linjë e tensionit të mesëm ka shpërthyer në flakë, dhe për pasojë janë evakuar nxënësit e shkollës. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, teksa nuk është regjistruar asnjë i lënduar.
Njoftimi i policise:
Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.