Pranë trupit të pajetë u gjetën shishe të thyera! Si u vra 25-vjeçari shqiptar në Gjermani

Pranë trupit të pajetë u gjetën shishe…

Pas vrasjes së të riut nga Shqipëria në Këln të Gjermanisë, në dritë kanë dalë disa detaje të reja.

Sipas mediave në Gjermani, viktima është shqiptar 25 vjeç,por identiteti i tij, ndonëse dihet nuk bëhet publik për hskak të hetimeve që po kryejnë autoritet.

Bëhet me dije se i dnjeri është gjetur i vdekur pranë një klubi nate, ndërsa thuhet se është goditur me një mjet të mprehtë,

Dyshohet se i ndjeri është përfshirë në një sherr, pasi pranë tij u gjetën edhe shishe të thyera.

Policia tha se është vënë në kërkim të një personi rreth 20 vjeç me bluzë të bardhë, ndërkohë që po merren në pyetje të gjithë dëshmiatërt e tragjedisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit