Pranga 27-vjeçares| Arrestohet me dyshimin për neglizhencë, 4 fëmijë vdiqën nga zjarri në shtëpi

Pranga 27-vjeçares| Arrestohet me dyshimin për neglizhencë,…

Një grua 27-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se nga pakujdesia e treguar, 4 fëmijët e saj humbën jetën nga zjarri i rënë në shtëpinë e tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në Londër.

Fëmijët Kyson, Bryson, Leyton dhe Logan, u shpallën më vonë të vdekur në spital.

Janë publikuar pamjet e fëmijëve, të kapur dorë për dore pak muaj para se të humbnin jetën.

Gruaja e arrestuar, sipas mediave të huaja ishte dadoja e fëmijëve. Ajo kishte harruar që kishte fëmijë në shtëpi dhe kishte dalë nga banesa.

Nëna e tyre e shkatërruar Deveca Rose dyshohet se ndodhej jashtë kur flakët shpërthyen në katin e parë të banesës.

Në një postim në rrjete sociale, gjyshi i djemve shkroi në Facebook: “Ndihem i shkatërruar. Zjarri i tmerrshëm i shtëpisë që ndodhi mbrëmë në Sutton, çoi në humbjen e jetës së katër fëmijëve. Ata ishin nipërit e mi të mrekullueshëm, të zgjuar dhe të bukur.

“Kyson dhe Bryson, katër vjeç, dhe Leyton dhe Logan, tre vjeç, u morën shumë shpejt dhe do të jenë gjithmonë në zemrat dhe mendimet tona. “Djema, ju dua përgjithmonë. Gjyshi xx

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit