Pranga infermieres mashtruese, përmbajtjen e vaksinës anti-Covid e hidhte në kartopecetë

Pranga infermieres mashtruese, përmbajtjen e vaksinës anti-Covid…

Policia italiana ka vënë në pranga tre persona. Ata akuzohen për shpërndarjen e certifikatave të koronavirusit pas vaksinimit fals.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja shihet e gjithë mënyra se si infermierja Anna Maria Lo Brano shtirej duke pretenduar se vaksinonte pacientët. Ajo e hodhi përmbajtjen e injeksionit në një kartopecetë para se të prekte krahun e pacientëve.

Ngjarja ka ndodhur në Palermo ndërsa ishte policia ajo e cila shpërndau videon. Përveç infermieres, u arrestua po ashtu edhe lideri i lëvizjes lokale kundër vaksinimit Filippo Accetta dhe një pjesëmarrës aktiv në protestë Giuseppe Tomasino.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit