Pranga ish-drejtorit të kadastrës Gjirokastër dhe bashkëpunëtorit të tij

Pranga ish-drejtorit të kadastrës Gjirokastër dhe bashkëpunëtorit…

Është arrestuar nga Policia ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi dhe bashkëpunëtori i tij Alban Memishaj.

Të dy këta ish-zyrtarë u vunë në pranga nën dyshimet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke falsifikuar dokumentat e disa provave. E gjitha është bërë duke përdorur vulën e një subjekti të palicensuar nga organet kompetente.

Për arrestimin e Taçit një natë më parë Policia ka ushtruar kontroll në zyrën e avokatisë së tij në Gjirokastër, ku ndër të tjera janë sekuestruar dokumenta të shumta që shfrytëzoheshin nga 45-vjeçari dhe kishin lidhje me të dhënat e kadastrës. Sipas informacioneve ai kishte akses dhe në të dhënat online të institucionit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit