Pranga ish-ministrit Lefter Koka, prej kohësh nën hetim nga SPAK

Pranga ish-ministrit Lefter Koka, prej kohësh nën…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arrestuar ditën e sotme ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Ai akuzohet për përfshirje në çështjen e inceneratorëve. Mediat mësojnë se krahas Kokës ka edhe disa persona të tjerë të arrestuar për të njëjtën akuzë.

Ministri Koka akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Hetimet e SPAK kanë të paktën dy vite që kanë nisur. Ishte PD që depozitoi në Prokurorinë e Posaçme çështjen e inceneratorëve, në të cilën implikohej Lefter Koka.

Para disa muajsh, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi publikisht ish-ministrin se kishte firmosur për të realizuar projektet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit